Telegrafi

Roma luan për pikë të plota ndaj Sassuolos – formacionet zyrtare

Roma është nikoqire e Sassuolos në Stadio Olimpico për ndeshjen e javës së 26-të në Serie A.

Giallorossët mbajnë pozitën e katërt në renditjen tabelare me pikë të barabarta me Milanin, ashtu që luajnë për pikë të plota.

Sassuolo ndodhet në vend të 13-të dhe ndodhet larg zonës së rrezikut, ndërkohë që edhe zona evropiane është mjaft larg.

Trajnerët Jose Mourinho dhe Alessio Dionisi i kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Kumbulla, Smalling, Ibanez; Zalewski, Bove, Wijnaldum, Matic, Spinazzola; El Shaarawy; Abraham.

Formacioni startues i Sassuolos: Consigli; Toljan, Tressoldi, Ferrari, Rogerio; Frattesi, Lopez, Henrique; Berardi, Pinamonti, Lauriente.


/Telegrafi/