Roma ka dështuar të fitojë në shtëpi, pasi ka barazuar me Sassuolon me rezultat 1-1.
Pjesa e parë u dominua nga rastet e shumta të të dyja skuadrave, Roma dhe Sassuolo, që disa herë ishin afër golit.
megjithatë, ishin vetëm vendasit e Romës, të cilët arritën të shënojnë golin e epërsisë.
Ishte mesfushori italian, Lorenzo Pellegrini , i cili shënoi në minutën e 31-të për 1-0 pas asistimit të Edin Dzekos dhe më këtë rezultat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, Roma nisi furishëm duke krijuar disa raste radhazi për gol, por që dështuan dhe u befasuan me një gol të pranuar.
Ishte minuta e 78-të e ndeshjes kur mesfushori Simone Missiroli, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Federico Peluso dhe barazuan rezultatin në 1-1.
Deri në fund, Roma arriti të gjej edhe një gol në minutën e 86-të me anë të Cengiz Under, por ishte VAR-i që e anuloi golin dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.
Pas këtij barazimi, Giallorossët mbetet në pozitën e katërt me 39 pikë, ndërsa Sassuolo ngjitet në vendin e 14-të me 21 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Roma luan ndaj Atalantas në shtëpi, ndërsa Sassuolo udhëton te Genoa. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FCUUdAbM2gc