Roma ka lëshuar pikë në kuadër të javës së dhjetë në Serie A, pasi ka barazuar pa gola me Sassuolon.
Giallorosët e kishin një pjesë të parë disi të vështirë me karton të kuq e një gol të anuluar.
Pedro Rodriguez ishte më i pafat në 45 minutat e parë, shkaku që u përjashtua nga takimi në minutën e 41-të.
Më pas, Henrikh Mkhitaryan (45’) shënoi golin e parë të takimit, mirëpo ajo u anulua për shkak që ishte shkaktuar fillimisht faull.
Në pjesën e dytë, të dy skuadrat tentuan që të shënonin, mirëpo pjesa defanzive ishte shumë e ngjeshur.
76': il VAR annulla un gol al Sassuolo per fuorigioco di Haraslin e all'azione successiva @HenrikhMkh ha una grande occasione con il sinistro, ma la palla esce di poco…#RomaSassuolo 0-0 pic.twitter.com/L3Chg49uey
— AS Roma (@OfficialASRoma) December 6, 2020
Në fund, Roma dhe Saussouolo u ndanë të kënaqura me një pikë, nga ky takim që shumë lehtë mund të kishte edhe fitues.
Sassuolo është në vendin e katërt me 19 pikë, derisa Roma gjendet në të pestin me një pak, gjersa në xhiron e 11-të takohet me Bolognan. /Telegrafi/