Dy skuadrat kryeqytetase, Roma dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Roma është nikoqire e rivalit të urryer lokal, Lazios, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit italian.
Djelmoshat e trajnerit Eusebio Di Francesco vijnë në këtë ndeshje pas një forme të lart me katër fitore radhazi në kampionat dhe dëshirojnë të vazhdojnë këtë seri.
Ci siamo: i giallorossi sono all'Olimpico! 👊#RomaLazio pic.twitter.com/EVelhPaT0G
— AS Roma (@OfficialASRoma) November 18, 2017
Në anën tjetër edhe kundërshtarët e Lazios po përjetojnë një super fillim sezoni me vetëm një humbje deri tani dhe pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe kështu duan që ta mbajnë moralin lart me rezultat pozitiv nga ky derbi.
🚍 #LaPrimaSquadraDellaCapitale è arrivata allo Stadio Olimpico! #RomaLazio pic.twitter.com/7z5TIPSG0n
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) November 18, 2017
Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ndërsa tek Lazio si titullar është portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha.
Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; De Rossi, Nainggolan, Strootman; El Shaarawy, Dzeko, Perotti.
Lazio: Strakosha; Bastos, De Vrij, Radu; Marusic, Parolo, Leiva, Milinkovic-Savic, Lulic; Alberto, Immobile.
/Telegrafi/