Tensioni është i dukshëm në rrugët e qytetit të përjetshëm ndërsa Roma dhe Lazio përgatiten për të ‘luftuar’ në ndeshjen e njohur si Derby della Capitale apo Derbi i kryeqytetit.
Ndeshja mes Giallorossëve dhe Biancocelesteve fillon në orën 18:00 me orën tonë lokale dhe do të zhvillohet në Stadio Olimpico të Romës.
Jose Mourinho do të duhet të bëjë pa disa yje të lënduar të Romës në ndeshjen e sotme derbi, me Paulo Dybala, Ebrima Darboe, Leonardo Spinazzola dhe Georginio Ëijnaldum të gjithë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.
Gjërat nuk janë më të thjeshta as për Maurizio Sarri, skuadra e të cilit është pa dy liderë kryesorë; Ciro Immobile që është i padisponueshëm për shkak të një dëmtimi të kofshës dhe Sergej Milinkovic-Savic mungon për shkak të një pezullimeve shkaku i kartonëve.
⚪️ 𝐌𝐀𝐓𝐂𝐇𝐃𝐀𝐘, 𝐃𝐄𝐑𝐁𝐘 𝐃𝐀𝐘 🔵
Guarda #RomaLazio solo su DAZN
Attiva ora ➡️ https://t.co/Xr23fxcuHM#AvantiLazio 🦅 pic.twitter.com/KOyaaE2jp0— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) November 6, 2022
Roma rezervoi vendin e saj në raundin e 16-të të Ligës së Evropës në fillim të kësaj jave me një fitore ndaj Ludogorets, ndërsa Lazio pësoi rënie në Ligën e Konferencës pasi humbi 1-0 ndaj Feyenoord.
Sezonin e kaluar Lazio fitoi 3-2 takimin e parë në derbin, ndërsa Roma triumfoi në të dytin me rezultat 3-0.
Formacionet e mundshme
Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Camara, Zalewski; Pellegrini, Zaniolo; Abraham;
Lazio (4-3-3): Provedel; Lazzari, Casale, Romagnoli, Marusic; Vecino, Cataldi, Luis Alberto; Pedro ,Felipe Anderson, Zaccagni;
/Telegrafi/