Telegrafi

Roma kontakton Sousan, pritet largimi i Spallettit

FLORENCE, ITALY - MARCH 12: Paulo Sousa manager of AFC Fiorentina gestures during the Serie A match between ACF Fiorentina and Cagliari Calcio at Stadio Artemio Franchi on March 12, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Roma është vënë pas trajnerit të Fiorentinës, Paulo Sousa, në rast se Luciano Spalletti largohet në fund të sezonit. 

Sousa është i pritur ta lë Violan në fund të sezonit, pas rezultateve jo të mira në këtë kampionat.

Spalletti ka kontratë me Romën deri në fund të sezonit dhe ende nuk dihet a do të vazhdojë me klubin.

Sipas Corriere dello Sport, Giallorossi kanë takuar tashmë Sousan, i cili pëlqehet edhe nga Borussia Dortmund.

Juventusi po ashtu e ka në radar trajnerin, në rast largimi të Massimiliano Allegrit.

Trajnerë të tjerë që pëlqehn nga Roma janë: Eusebio Di Francesco, Unai Emery, Leonardo Jardim, Roberto Mancini dhe Vincenzo Montella. /Telegrafi/