Site icon Telegrafi

Roma konsideron Conten dhe Montellan në vend të Di Francescos

Roma thuhet se e konsiderojnë Antonio Conten dhe Vincenzo Montellan si zëvendësime të mundshme për Eusebio Di Francesco në rast largimi.

Pozicioni i Di Francesco ka filluar të lëkundet pasi Roma ka bërë fillimin më të keq në gjashtë vitet e fundit.

Sipas mediumeve italiane Calciomercato.com dhe CalcioNews24, situata e Romës këtë fillim sezon ka bërë që drejtuesit të shikojnë diku tjetër.

Lexo po ashtu Di Francesco: Bëra zgjedhjet e gabuara

Këto mediume pranojnë se Conte ‘mbetet ëndrra’, por do të vinte në një kosto të konsiderueshme, pasi ai ishte ende në kontratë me Chelsean.

Antonio Conte (Getty Images)

Nga ana tjetër, CalcioNews24 pretendon se klubi kryeqytetas mund të kthehet edhe tek ish-sulmuesi i tyre, Montella.

Ish-trajneri i Milanit është aktualisht jashtë punës pasi la Sevillën në fund të sezonit të kaluar dhe është përshkruar si një perspektivë intriguese, duke pasur parasysh lidhjet e tij me klubin.

Vincenzo Montella (Getty Images)

‘Aeroplanino’ shënoi mbi 80 gola në Serie A për Romën dhe trajnoi ekipin për pjesën e dytë të sezonit 2010-11, përpara se të vinte Luis Enrique.

Megjithatë, theksohet se Di Francesco do të mbetet përgjegjës të paktën për disa javë të tjera, deri sa të kryhet pushimi ndërkombëtar dhe ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version