Roma ka zbuluar se në testime e fundit, një lojtar i tyre është infektuar me COVID-19.
Përmes një njoftimi në ueb faqen e tyre, Giallorossët bën të ditur se kanë një rast të ri me coronavirus, por pa treguar emrin e futbollistit.
“AS Roma bën të ditur se, pas një kontrolli të kryer me një tampon molekular, një futbollist ka rezultuar pozitiv me COVID-19”.
“Menjëherë janë njoftuar organet kompetente shëndetësore”.
“Lojtari është mirë dhe është në izolim në shtëpi”, përfundon njoftimi i tyre.
Në ditët në vazhdim pritet të mësohet emri i lojtarit që ka rezultuar pozitiv me coronavirus, por që Roma nuk ka dashur ta bëjë publik se kush është. /Telegrafi/
— AS Roma (@OfficialASRoma) January 12, 2022