Telegrafi

Roma kërkon vetëm tre pikë ndaj Specias – formacionet zyrtare

Roma do të jetë mysafir Spezias për xhiron e fundit (38) në Serie A.

Dy skuadrat i publikuan formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Alberto Picco”.

Për këtë sfidë, Spezia do të ketë mungesën e tre lojtarëve si, Mattiello dhe Piccoli që janë të lënduar, derisa Farias ka plotësuar numrin e kartonë të verdhë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Roma do të jetë pa, Pau Lopez, Lorenzo Pellegrinin, Chris Smallingun, Leonardo Spinazzolan, Jordan Veretou dhe Nicolo Zaniolo, që janë të lënduar.

Giallorossët duhet të fitojnë me patjetër këtë takim për të shkuar në kualifikimet e Ligës së Evropës.

Formacioni startues i Spezias: Rafael; Vignali, Capradossi, Terzi, S Bastoni; Estevez, Agoume, Pobega; Verde, Nzola, Gyasi

Formacioni startues i Romës: Fuzato; Karsdorp, Mancini, Kumbulla, Santon; Cristante, Darboe; Pedro, Mkhitaryan, El Shaarawy; Mayoral. /Telegrafi/