Site icon Telegrafi

Roma kërkon sulmuesin francez

Nabil Fekir është emri i ri në listën e skuadrës italiane Roma.

Roma do të mbetet pa sulmuesin e saj Mohamed Salah për një muaj, pasi egjiptiani do të marrë pjesë në Kupën e Afrikës.

Kësisoj ‘Giallorosët’, janë në kërkim të një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Lyon, Nabil Fekir është në krye të listës së Romës për ta transferuar gjatë janarit.

Fekir ka pasur paraqitje të mira me Lyonin këtë edicion ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime.

Për ta transferuar në Olimpico, Roma është e gatshme të paguaj për të rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version