Site icon Telegrafi

Roma kërkon fitore në udhëtim te Frosinone, formacionet zyrtare

Frosinone dhe Roma kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë mysafirë të Frosinones në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A, e cila zhvillohet stadiumin Benito Stirpe nga ora 20:30.

Skuadra e Eusebio Di Francescos është në formë të mirë dhe kërkon fitoren e radhës në kampionat për të mbetur në garë për katërshe.

Në anën tjetër vendasit janë në formë të tmerrshme në ndeshjet në shtëpi dhe synon rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Trajner i Romës ka vendosur të bëjë shumë ndryshime, ndërsa ai i vendasve ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Frosinone: Sportiello; Goldaniga, Salamon, Capuano; Zampano, Chibsah, Maiello, Cassata, Beghetto; Ciano, Ciofani 

Roma: Olsen; Santon, Manolas, Marcano, Kolarov; N’Zonzi, De Rossi; El Shaarawy, Pellegrini, Perotti; Dzeko. 

/Telegrafi/

Exit mobile version