Roma do të kërkojë fitore ndaj Veronës në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.
Romakët janë aktualisht në vendin e shtatë me 40 pikë dhe ende në garë për vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Verona në anën tjetër është e nënta me 36 pikë dhe ka tri fitore nga pesë takimet e fundit.
Siamo all’Olimpico! 🟡🔴#RomaVerona pic.twitter.com/R3xSu55CzJ
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 19, 2022
Jose Mourinho për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Felix e Abraham në sulm, ndërsa Kumbulla luan startues në mbrojtje.
Në anën tjetër Igor Tudor i ka besuar Barak, Caprari dhe Simeone.
Roma: Rui Patricio; Karsdorp, Smalling, Kumbulla, Vina; Maitland-Niles, Cristante, Sergio Oliveira; Pellegrini; Felix, Abraham.
Verona: Montipò; Casale, Günter, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Barak, Caprari; Simeone.
/Telegrafi/