Roma ka shënuar fitore ndaj Bodo/Glimt në çerekfinalen e dytë të Ligës së Konferencës me rezultat 4-0.
Ndeshja e parë ishte mbyllur me fitoren e norvegjezëve me rezultat 2-1, duke i vënë italianët në vështirësi për ndeshjen e dytë.
Por të besuarit e Jose Mourinhos arritën shpejtë ta zhbllokojnë ndeshjen, kur Tammy Ambraham shënoi nga afër për 1-0 në minutën e 5-të.
#RomaBodo#TammyAbraham pic.twitter.com/OWrIruZ0KQ
— Kabutey Francis (@fKafrac) April 14, 2022
Roma nuk u ndal pasi që kishte edhe tre raste para se të shënonte golin e dytë, ku rrezikuan Henrikh Miktaryan, Abraham dhe Lorenzo Pellegrini.
Goli i dytë erdhi në minutën e 23-të, kur Pellegrini asistoi te Nicolo Zaniolo që shënoi për 2-0.
#RomaBodo#Nicooo pic.twitter.com/pr1Q2OM6QE
— Kabutey Francis (@fKafrac) April 14, 2022
Italiani këmbëshpejtë arriti të shënojë golin e dytë personal në minutën e 29-të për 3-0.
#RomaBodo #Nicooo pic.twitter.com/kzby0nKH3D
— Kabutey Francis (@fKafrac) April 14, 2022
Abraham ka mundur ta qojë Romën në pushim me katër gola, por portieri Nikita Haikin bëri pritje të madhe.
Por me të filluar pjesa e dytë Roma largoi çdo dyshim për fituesin e kësaj ndeshje.
Zhvillohej minuta e 49-të kur Nicolo Zaniolo kompletoi het-trikun e tij për ta dërguar Romën në epërsi prej 4-0.
https://twitter.com/fKafrac/status/1514698457164009474
Deri në fund edhe pse të dy skuadrat provuan, nuk kishte më gola dhe Roma me rezultat të përgjithshëm 5-2 kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me Leicesterin. /Telegrafi/