Roma ka kaluar në epërsi në përballje me Genoan në udhëtim.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin e barabartë 0-0.
Në pjesën e dytë Roma ka shtuar ritmin në ofensivë dhe kësisoj ka gjetur edhe golin e epërsisë.
Pas një harkimi fantastik në zonë nga Alessandro Florenzi, ishte sulmuesi italian Stephen El Shaarawy që shënoi për 0-1. /Telegrafi/