Site icon Telegrafi

Roma ia beson drejtimin e skuadrës për gjashtë muajt e ardhshëm legjendës së tyre

Jose Mourinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit te Roma pas dy viteve e gjysmë qëndrimi në Olimpico.

Humbja nga Lazio në çerekfinalen e Kupës së Italisë ka qenë vendimtare për shkarkimin e Special One, por pastaj edhe disfata në kampionat nga Milani bëri që drejtuesit e klubit të shkarkojnë portugezin.

Antonio Conte mbetet dëshira kryesore e Romës, por trajneri italian dëshiron ta marrë drejtimin e klubit vetëm në fillim të sezonit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Një legjendë mund ta marrë drejtimin e Romës nëse Mourinho shkarkohet para fundit të sezonit

Te Roma kanë bërë një zgjedhje emergjente dhe legjenda e tyre Daniele De Rossi do të marrë drejtimin e klubit për gjashtë muajt e ardhshëm.

Të gjitha mediat e mëdha italiane kanë raportuar se De Rossi do të marrë drejtimin e Romës për gjashtë muajt e ardhshëm dhe tanimë ka pasur një takim mes palëve.

Situata në tabelë nuk është aspak e mirë dhe De Rossi do të ketë një detyrë shumë të vështirë për ta dërguar skuadrën në pozitën e katërt dhe për ta rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi ish-kapiteni i Romës do të jetë në garë edhe për trofeun e Ligës së Evropës, ku Roma vazhdon të jetë në garë.

Zyrtarizimi i De Rossit në krye të Romës pritet të ndodhë në 24 orët e ardhshme. /Telegrafi/ 

Exit mobile version