Presidenti i romës, Jim Pallotta, besohet se po shqyrton shkarkimin e Eusebio Di Francescos, por opsionet për zëvëndësimin e tij janë të kufizuara.
Giallorosët lëshuan një epërsi prej 2-0 ndaj Cagliarit mbrëmjen e kaluar për të barazuar 2-2 edhe pse ishullorët ishin me vetëm nëntë lojtarë në terren.
Sipas La Gazzetta dello Sport, Pallota është shumë i irrituar me situatën dhe po bëhet gati për veprime drastike.
Janë vetëm dy elemente që po e mbajnë aktualisht Di Francescon në pozitën e tij, e një prej tyre është Monchi që ka thënë se largohet nëse Di Francesco shkarkohet.
Tjetri problem është se Pallotta ka shumë pak alternativa për zëvëndësimin e tij.
Opsionet e tij janë Paulo Sosa dhe Vincenzo Montella, të cilët kanë pasur periudha të shkurtëra me ish klube të tyre.
Antonio Conte është ëndrra e Romës, por ai është në një luftë ligjore me Chelsean që do të thoshte se Roma do të duhej të paguante një pagë marramendëse. /Telegrafi/