Telegrafi

Roma futet në garë për Thauvin, gati oferta në drejtim të Marseilles

Thauvin duke festuar një gol këtë edicion me fanellën e Olympique Marseille

Një kampion bote mund t’i bashkohet gjigantit italian Roma.

Pasi dështuan ta transferonin brazilianin Malcom, Roma po shikon përsëri në tregun francez.

Emri i ri në listën e drejtorit sportiv të Romës, Monchi është sulmuesi anësor francez Florian Thauvin.

Mediat italiane kanë raportuar se tani drejtori sportiv i Romës, Monchi ka nisur kontaktet me agjentët e lojtarit dhe Marseillen.

Florian Thauvin (Getty Images)

Roma i ka ofruar lojtarit kontratë katër vjeçare me pagë vjetore prej tre milionë euro në stinorë.

Ndërkohë për Marseillen është bërë gati oferta prej 35 milionë eurove për ta lënë të lirë lojtarin.

Giallorosët janë duke synuar ta përforcojnë edhe më shumë fazën ofensive.

25-vjeçari ka shkëlqyer edicionin e kaluar me fanellën e Marseilles në Ligue 1 dhe në Ligën e Evropës.

Në 54 ndeshje në të gjitha garat, Thauvin ka shënuar 26 gola dhe ka dhënë 18 asistime.

Përveç Marseilles, lojtari ka bërë karrierë edhe me Newcastlen në Angli dhe Lille e Bastia në Francë. /Telegrafi/