Roma ka fituar në shtëpi ndaj Udineses me rezultat 3-1 në kuadër të javës 13-të në Serie A.
Pas 20 minutash lojë, Gianluca Mancini kaloi në epërsi Giallorossët me një asistim të Paulo Dybalas.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, por që dy skuadrat patën raste të tjera shënimi – por nuk ia dolën t’i konkretizonin.
Fine primo tempo.
Siamo avanti con Mancini 💪 #RomaUdinese pic.twitter.com/RUEHogXlTm
— AS Roma (@OfficialASRoma) November 26, 2023
Në 45 minutat e dytë kishte edhe më shumë dramë, me mysafirët që i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Florian Thauvin në minutën e 57-të.
La Joya realizoi për 2-1 në minutën e 81-të me një asistim të Romelu Lukakut, për të rikthyer epërsinë e tyre.
— AS Roma (@OfficialASRoma) November 26, 2023
Fitoren e tyre e vulosi Stephan El Shaarawy, që realizoi në minutën e 90-të, me një asistim të Edoardo Boves për rezultatin final 3-1.
Me këtë fitore, Roma është ngjitur në vendin e pestë me 21 pikë, ndërsa në xhiron e 14-të do të ketë punë me Sassuolon. /Telegrafi/