Roma ka shënuar fitore ndaj HJK Helsinkit me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.
Pjesa e parë edhe pse kishte dominimin e Romës, gola nuk kishte.
Helsinki mbeti me një lojtarë më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Miro Tenho.
Më të filluar pjesa e dytë, Roma gjeti golin me Paulo Dybalan, i cili shënoi për 1-0.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1570504962765131776
Vetëm pas dy minutash ishte radha e Lorenzo Pellegrinit i cili shënoi për 2-0.
Roma e mbylli ndeshjen me golin e shënuar nga Andrea Belotti për 3-0 në minutën e 68-të.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1570510577281437698
Kjo është fitorja e parë e Romës në fazën e grupeve dhe me tri pikë mban vendin e dytë. /Telegrafi/