Roma ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Genoa me rezultat 1-0.
Skuadra e Luciano Spallettit ka arritur të marrë tri pikë shumë të vlefshme nga udhëtimi i tyre në Genoa, pasi arritën të fitojnë minimalisht.
Pjesa e parë filloi më një Romë të konsoliduar dhe duke sulmuar shpeshherë portën e portierin vendasi.
Megjithatë, për të parë golin e parë të takimit u desh të presim minutën e 36-të kur pas një topi të futur me shumë forcë në zonë nga Bruno Peres, ishte mbrojtësi i Genoas, Armando Izzo, i cili devijoi gabimisht topin duke ia mundësuar Romës avantazhin prej 1-0.
Me këtë autogol të qendërmbrojtësit italian skuadrat shkuan në pushimin në mes të dy pjesëve.
Në pjesën e dytë të ndeshjes ishin edhe vendasit të cilët provuan disa herë të gjejnë golin e barazimit, por disa goditje të tyre u mohuan nga portieri polak i Romës.
Edhe mysafirët e Romës patën rastet e tyre në këtë ndeshjes, por pa arritur të dyfishojnë epërsinë dhe kështu ndeshja përfundoi me një fitore të vuajtur, por të madhe me rezultat 1-0.
Pas kësaj fitore, Roma ngritët në vendin e dytë me 41 pikë apo vetëm një më pak se lideri Juventus, ndërsa Genoa renditet në vendin e 13-të me 23 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=jPqSjB17Bmk