Roma ka shënuar fitore ndaj Spezias me rezultat 4-3 në një ndeshje shumë të bukur.
Roma e nisi më mirë takimin, pasi arriti të shënojë që në minutën e 17-të të ndeshjes.
Lorenzo Pellegrini zhvilloi një lojë të mirë, duke asistuar te Borja Mayoral që shënoi për 1-0.
Por në minutën e 24-të Spezia u kthye në lojë. Roberto Piccoli shënoi për të barazuar shifrat në 1-1.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, ndërsa e dyta solli edhe më shumë gola.
Borja Mayoral shënoi golin e dytë personal për të kthyer epërsinë e Romës në 2-1.
Në minutën e 56-të Roma shënoi edhe golin e tretë që erdhi pas një bashkëveprimi të bukur mes Leonardo Spinazzola dhe Rick Karsdorp.
Well done Rick! ?
#ASRoma #RomaSpezia pic.twitter.com/yA6kRs2qsX— AS Roma English (@ASRomaEN) January 23, 2021
Por sërish ndeshja u hap në minutën e 59-të ku Diego Farias shënoi për 3-2.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej në skenë doli Daniele Verde që shënoi për 3-3.
Por Roma nuk u dorëzua në kohën shtesë, ku Lorenzo Pellegrini shënoi për 4-3 duke i dhënë fitoren romakëve.
https://www.youtube.com/watch?v=RC7xvVDCfU0
Me këtë fitore Roma mban vendin e tretë me 37 pikë. /Telegrafi/