Roma ka arritur ta marr një fitore me plot vuajte në shtëpi ndaj Cagliarit me rezultat minimal 1-0.
Skuadra e Eusebio Di Francescos ka fituar vetëm në minutat shtesë në takimin e lehtë në letër ndaj Cagliarit.
Pjesa e parë e takimit u dominua nga Giallorossët, të cilët u munduan me çdo kusht të shënojnë shpejt golin e epërsisë.
Por, edhe përkundër rasteve të shpeshta nuk arritën të gjejnë rrjetën dhe 45 minutave përfunduan pa gola.
Në pjesën e dytë, Roma filloi furishëm, ku vetëm pas shtatë minutave lojë arriti të nxjerr një penallti me ndihmën e VAR-it.
Megjithatë, sulmuesi Diego Perotti nuk u tregua i saktë, pasi goditjen e tij e ndali portieri Alessio Cragno dhe mohoi ndryshimin e shifrat.
Pas kësaj penalltie, Roma rriti trysninë, por golin e fitores e gjeti vetëm në minutat shtesë të ndeshjes, ku pas një tollovie arriti të shënoj Federico Facio për 1-0 dhe vendosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.
Me këtë fitore, klubi nga Olimpico qëndron në vendin e katërt me 38 pikë, po aq sa ka Juventusi në vendin e tretë dhe katër pikë dhe një ndeshje më pak se lideri Napoli, ndërsa Cagliari zë pozitën e 14-të me 17 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Roma luan në udhëtim te Juventusi, ndërsa Cagliari e pret në shtëpi Fiorentinan. /Telegrafi/