Site icon Telegrafi

Roma fiton me shumë vështirësi ndaj Pescarës së Memushajt (Video)

Roma i është kthyer fitoreve në Serie A, këtë herë duke fituar ndaj Pescaras me rezultat 3-2.

Ishte një ndeshje e ekuilibruar me raste nga të dy anët, por vendasit treguan më shumë.

Roma e filloi takimin me dy gola të shpejtë nga Edin Dzeko (7’ dhe 10’), të dy të asistuar nga Diego Perotti dhe me rezultatin 2-0 u mbyllë pjesa e parë.

Këtë takim e rihapi goli i mesfushorit shqiptar, Ledian Memushaj, i cili me një goditje të bukur mposhti portierin kundërshtarë në minutën e 60-të.

Pas dy asistimeve erdhi edhe golin për Perottin i cili në minutën e 71-të shënoi nga pika e bardhë, por mysafirët nuk vonuan dhe pas tre minutash shënuan edhe një herë me anë të Gianluca Caparit.

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në pozitën e dytë me 29 pikë, kurse Pescara në vendin e 18-të me shtatë pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës nga kryeqyteti italian është ndaj Lazios, kurse Pescara pret në shtëpi Cagliarin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=0VVKk9BKSSA

Exit mobile version