Site icon Telegrafi

Roma fiton me shumë mund ndaj Lecces që ishte me dhjetë lojtarë nga fillimi i ndeshjes

Roma ka fituar 2-1 ndaj Lecces në kuadër të javës së nëntë në Serie A.

Ishte minuta e gjashtë e takimit kur Giallorossët shënuan golin e parë me anë të Chris Smalling, me një asistim nga Lorenzo Pellegrini.

Lecce më pas mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 22-të, pasi Hjulmand u përjashtuan direkt me karton të kuq.

Mirëpo, kjo nuk e demoralizoi skuadrën mysafirë, që ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e Strefezzas, që u asistua nga Samuel Umtiti në minutën e 39-të.

Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve me rezultat të barabartë, ndrysa në të dytën u shënua edhe një gol tjetër.

Golin për tri pikë të Romës e realizoi Paulo Dybala në minutën e 48-të, duke realizuar nga penalltia.

Pas javës së nëntë në Serie A, Roma gjendet në vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa në xhiron e dhjetë përballet me Sampdorian. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore
Exit mobile version