Telegrafi

Roma fiton me rikthim ndaj Sassuolos, ngjitet në vendin e pestë

Roma ka fituar me rikthim ndaj Sassuolos (2-1) në kuadër të javës së 14-të të Serie A.

Sassuolo e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar e para dhe duke gjetur edhe golin në minutën e 25-të, kur Domenico Berardi asistoi te Matheus Henrique që shënoi për 1-0.

Roma kishte rast të barazonte në pjesën e parë me Pauolo Dybalan, por që portieri vendas bëri pritje të madhe.

Roma shtoi forcat në sulm në pjesën e dytë, duke rrezikuar disa herë portën.

Sassuolo mbeti me dhjetë lojtarë në fushë në minutën e 62-rë, kur Daniel Boloca, u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 76-të, kur Roma fitoi penallti, ndërsa Dybala ishte i saktë për 1-1.

Nuk vonoi shumë dhe romakët morën epërsinë, kur Dybala asistoi te Rasmus Kristensen që shënoi për 2-1.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Roma mori fitoren e shtatë sezonale dhe me 24 pikë, tani mban vendin e pestë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore