Telegrafi

Roma fiton me rezultat komod ndaj Empolit

Foto: AS Roma/Twitter

Roma ka fituar 2-0 në shtëpi ndaj Empolit në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

Giallorossët e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar portën mysafire qysh nga minutat e parë.

Por, goli i parë erdhi në minutën e 42-të, kur Henrikh Mkhitaryan asistoi për Lorenzo Pellegrinin, për të shënuar për 1-0.

Në 45 minutat e dytë, Roma ishte edhe më kërkues dhe e nisi mjaft furishëm.

Në minutën e 48-të, armeni ndryshoi rolin e tij, nga një asistues, në golashënues, duke realizuar për 2-0.

Deri në fund të takimit, Roma mund të shënonte edhe së paku një gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin rastet.

Pas javës së shtatë, Roma gjendet në vendin e katërt me 15 pikë, gjersa në xhiron e tetë do të takohen me Juventusin. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore