Roma ka fituar me rikthimin në shtëpi ndaj Spalit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.
Giallorossët kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, pasi kësaj radhe kanë fituar në Olimocio ndaj Spalit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë dhe raste më të shumta të vendasve, por vetëm mysafirët gjetën golin.
Ishte Andrea Petagna, i cili shënoi nga penalltia për 0-1 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.
Në pjesën e dytë, Roma arriti të kthehet dhe të ishte e papërmbajtshme duke shënuar tri gola dhe duke siguruar fitoren.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 54-të të ndeshjes dhe ishte Lorenzo Pellegrini që shënoi për 1-1, ndërsa Diego Perotti (66′) shënoi nga penalltia për 2-1.
🔥😲🔥 pic.twitter.com/pNWV92DLlF
— AS Roma (@OfficialASRoma) December 15, 2019
Deri në fund të ndeshjes, Roma vazhdoi lojën e mirë dhe sulmet duke gjetur edhe një gol me anë të Henrikh Mkhitaryan (83′), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë fitore, Giallorossët ngjiten në pozitën e katërt me 32 pikë, ndërsa Spali mbetet në vendin e fundit me vetëm nëntë pikë.
Në ndeshjen e radhës, Roma udhëton te Torino, ndërsa Spali luan në udhëtim te Torino. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=G8PV379sTf8
https://twitter.com/back_faster/status/1206276237007740930
Perotti! https://t.co/NI2AYwfHsF
— John Solano (@Solano_56) December 15, 2019
MKHITARYAN! https://t.co/O8TyhKDjXe
— John Solano (@Solano_56) December 15, 2019