Roma ka triumfuar me rezultat bindës (3-0) ndaj Udineses në kuadër të javës së 30-të në Serie A.
Giallorossët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar që nga minuta e parë mysafirët.
Ishte minuta e 37-të e takimit, kur Bryan Cristante dështoi nga pika e bardhë, mirëpo gabimin e tij e përmirësoi Edoardo Bove.
BOVEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!#RomaUdinese 1-0 pic.twitter.com/TbrZbyqxAx
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 16, 2023
Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan edhe dy të tjetër dhe u humb një penallti nga Udinese.
Në minutën e 55-të. Lorenzo Pellegrimi e dyfishoi epërsinë e Romës, me një asistim të Andrea Belottit.
Kur ishte minuta e 69-të, Udinese e fitoi një penallti, por nga pika e bardhë dështoi Ricardo Pereyra.
68 | EL TUCU'S PENALTY SAVED
The captain takes aim from the spot, but Rui Patricio dives low to his right to keep out the penalty and preserve Roma's two-goal lead#RomaUdinese 2-0⚪️⚫️ #ForzaUdinese #AlèUdin
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) April 16, 2023
Lojtarët e Jose Mourinhos nuk u ndalën me kaq dhe realizuan edhe të tretin, tani përmes Tammy Abraham (90+1′), me asistimin nga Leonardo Spinazzola.
Pas javës së 30-të, Roma gjendet në vendin e tretë me 56 pikë, ndërsa në xhiron e 31-të do të ketë punë me Atalantan. /Telegrafi/