Telegrafi

Roma fiton në udhëtim te Sassuolo

AS Roma (Getty Images)

Roma ka fituar në udhëtim te Sassuolo me rezultat minimal 0-1.

Skuadra e Eusebio di Francescos e ka mbyllur sezonin në Serie A me një fitore te Sassuolo.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga rastet e shumta të të dyja skuadrave, por vetëm mysafirët arritën ta gjejnë golin.

AS Roma (Getty Images)

Rastet më të mira në këtë 45 minutësh i takuan Patrik Schick (13′), Diego Perotti (19′) dhe Matteo Politano (29′), por asnjëri nuk arriti ta tund rrjetën.

Luhej minuta e fundit e ndeshjes kur vjen edhe goli i parë, ku Gianluca Pegolo  shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë Romës 0-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por që asnjëra skuadër nuk arriti të gjej rrugën e rrjetën dhe në fund fituan romakët me rezultat minimal.

Pas kësaj fitore, Roma e mbyll sezonin në pozitën e tretë me 77 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 11-të me 43 pikë. /Telegrafi/