Roma ka fituar në udhëtim te Sassuolo me rezultat minimal 0-1.
Skuadra e Eusebio di Francescos e ka mbyllur sezonin në Serie A me një fitore te Sassuolo.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga rastet e shumta të të dyja skuadrave, por vetëm mysafirët arritën ta gjejnë golin.
Rastet më të mira në këtë 45 minutësh i takuan Patrik Schick (13′), Diego Perotti (19′) dhe Matteo Politano (29′), por asnjëri nuk arriti ta tund rrjetën.
Luhej minuta e fundit e ndeshjes kur vjen edhe goli i parë, ku Gianluca Pegolo shënoi autogol për t’i dhënë epërsinë Romës 0-1.
TRIPLICE FISCHIO!
Vinciamo noi e chiudiamo il campionato al terzo posto 💪
DAJE ROMA! 💛❤️#SassuoloRoma 0⃣-1⃣#ASRoma pic.twitter.com/t92cs8GWQP
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 20, 2018
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, por që asnjëra skuadër nuk arriti të gjej rrugën e rrjetën dhe në fund fituan romakët me rezultat minimal.
Pas kësaj fitore, Roma e mbyll sezonin në pozitën e tretë me 77 pikë, ndërsa Sassuolo në vendin e 11-të me 43 pikë. /Telegrafi/