Site icon Telegrafi

Roma fiton në frymën e fundit ndaj Frosinones

Roma ka arritur të fitojë me rezultat 3-2 falë një goli në minutat shtesë në udhëtimin e tyre te Frosinone në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të mysafirëve, të cilët shënuan edhe dy gola kundrejt një të vendasve.

Megjithatë, të parët në epërsi kaluan vendasit pasi në minutën e pestë shënuan për 1-0 me anë të Camillo Ciano.

Festa pas golit të Cianos (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma arriti të kthehet shpejt në lojë duke shënuar dy gola për dy minuta, ku të parin e shënoi Edin Dzeko (30′) për 1-1, ndërsa Lorenzo Pellegrini (31′) shënoi për 2-1.

Dzeko shënoi golin e barazimit (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Roma u mundua ta mbaj epërsinë, por nuk mundi pasi vendasit sulmonin në kërkim të golit të barazimit dhe atë e gjetën.

Ishte i inkuadruari në lojë në pjesën e dytë Andrea Pinamonti, i cili shënoi në minutën e 80-të për 2-2 pas një kundërsulmi të shpejt.

Por, kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli përsëri Dzeko (90+), i cili shënoi për 2-3 duke vulosur kështu edhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Roma mbetet në pozitën e pestë me 44 pikë apo një më pak se Milani në vendin e katërt, ndërsa Frosinone zë pozitën e 19-të me 16 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Giallorossët luajnë derbin e zjarrtë lokal ndaj Lazios, ndërsa Frosinone udhëton te Genoa. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6hPwrkX4tmk

https://twitter.com/indoroma/status/1099402547176005632

https://www.youtube.com/watch?v=8hmp4Kaq774

https://www.youtube.com/watch?v=fIfiUybnHzQ

Exit mobile version