Roma ka marr një fitore të rëndësishme në kuadër të javës së 33-të në Serie A ndaj Hellas Veronës me rezultat 2-1.
Vendasit e filluan mirë duke marr një penallti që në minutën e 9-të. Nga pika e bardhë i saktë ishte Jordan Veretout për 1-0.
Goal : Jordan Veretout [Roma 1 – Verona 0] 10′ pic.twitter.com/smhZC6OTqz
— Austin (@austin63867) July 15, 2020
Roma edhe pse kishte raste tjera për ta gjetur golin e dytë iu desh të pres fundin e pjesës së parë.
Leonardo Spinazzola asistoi për Edin Dzekon i cili shënoi për 2-0.
Dzeko ⚽!#RomaVerona 2-0
— Futebol Europeu (@FuteboIEuropeu) July 15, 2020
Verona me të filluar pjesa e dytë u mundua të kthehet në lojë.
Mattia Zaccagni asistoi te Matteo Pessina i cili shënoi për 2-1.
Matteo Pessina z krzyżaczka, bardzo ładny gol #włoskarobotapic.twitter.com/YNAF6V0joB
— Wilku (@Wilku_ASR) July 15, 2020
Edhe pse ndeshje ishte e hapur deri në fund, më nuk kishte gola.
Roma me këtë fitore mban pozitën e pestë me 57 pikë, katër më shumë se ndjekësit Milan e Napoli. /Telegrafi/