Site icon Telegrafi

Roma fiton ndaj Chievos, vazhdon të ndjek Juven lidere (Video)

Roma ka shënuar fitoren 3-1 ndaj Chievos.

Skuadra e Luciano Spallettit i është kthyer fitoreve në Serie A, pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit.

Pjesa e parë e takimit ishte e çuditshme për vendasit, të cilët edhe pse sulmuan pa ndërprerë e panë vetën në disavantazh në minutën e 37-të.

Ishte Jonathan de Guzman, i cili shënoi më kokë nga afërsia dhe kaloi Chievon në epërsi, teksa në minutën e fundit erdhi barazimi nga vendasit.

Goli i barazimit u shënua nga Stephan El Shaarawy, i cili goditi perfekt nga goditja e dënimit dhe qoi skuadrat në pushim me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë foli e gjitha në të mirë të vendasve, të cilët shënuan edhe dy gola dhe siguruan fitoren.

Së pari ishte Edin Dzeko, i cili shënoi nga afërsia në minutën e 52-të pas asistimit të El Shaarawyt.

Goli i sigurisë dhe fitores erdhi në minutën e fundit të ndeshjes nga argjentinasi, Diego Perotti, i cili shënoi nga penalltia dhe ndeshja përfundoi me fitoren e Romës me rezultatin 3-1.

Pas kësaj fitore, Roma renditet e dyta me 38 pikë dhe udhëton te Genoa gjiron e ardhshme, ndërsa Chievo e sheh vetën në pozitën e 11-të me 25 pikë dhe e pret Atalantan në shtëpi./Telegrafi/

 

Exit mobile version