Roma ka triumfuar 1-0 ndaj Genoas në kuadër të javës së parafundit në Serie A (37-të).
Dy skuadrat kishin shumë raste për të shënuar në 45 minutat e parë, por asnjëra prej tyre nuk arriti të realizonte.
Në pjesën e dytë, Roma ishte shumë kërkuese dhe ia doli të shënonte golin e fitores – përkundër se morën një karton të kuq.
Brenda minutës së 72-të, Lenadro Paredes mori dy kartonë të verdhë, për t’u përjashtuar nga ndeshja.
Por, shtatë minuta më vonë, Romelu Lukaku realizoi për 1-0 me një asistim të Stephan El Shaarawyt.
Pas javës së 37-të, Roma gjendet në vendin e gjashtë me 63 pikë, gjersa në xhiron e fundit (38) përballet me Empolin. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore