Roma ka fituar ndaj Palermos në javën e nëntë në Serie A me rezultat 4-1.
Vendasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e lehtë nga kryeqytetasit.
Goli i parë në këtë takim erdhi në minutën e 31-të nga Mohamed Salah pas një asistimi nga Edin Dzeko dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.
I dyti, por më i bukur në këtë takim u shënua nga Leandro Paredes në minutën e 51-të, kurse ai i qetësisë nga Edin Dzeko në minutën e 68-të pas një asistimi nga Alessandro Florenzi.
Goli i nderit për mysafirët u shënua në minutën e 80-të nga Rubin Quaison, por Stephan El Shaarawy u përgjigj me golin e fundit në takim vetëm pas dy minutash.
Pas kësaj fitore Roma ngjiten në vendin e dytë me 19 pikë, dy më pak se Juve në vendin e parë, por me pikë të barabarta me Milanin një pozitë më poshtë. Ndërsa Palermo zbret në pozitën e 19-të me gjashtë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Romës është ndaj Sassuolos. /Telegrafi/
Goooooooaaaallll!!!! #Salah makes it 1-0.#RomaPalermo pic.twitter.com/0v2LK0PMBq
— Kush (@footballkush) October 23, 2016
Gooooaallll!!!! #Paredes' first one for #Roma in #SerieA. That was disastrous by the goalie. Totally deceived!#RomaPalermo pic.twitter.com/rw0sXi4B0L
— Kush (@footballkush) October 23, 2016
Well, the usual suspects combine for a little different goal. Great passing! 3-0#RomaPalermo pic.twitter.com/tbI8Fu7nCk
— Kush (@footballkush) October 23, 2016
Gooooaaalllll!!!! Reclaim the 3 goal lead right away. #ElShaarawy makes it 4-1.#RomaPalermo pic.twitter.com/uo9VtDsLDd
— Kush (@footballkush) October 23, 2016