Roma ka marrë fitoren e tretë në Grupin A të Ligës së Evropës.
Gjiganti italian ka triumfuar në udhëtim te klubi rumun CFR Cluj me rezultat të pastër 0-2.
Roma kishte shumë mungesa për këtë takim, pasi lojtarët si Marash Kumbulla, Chris Smalling, Gianluca Mancini, Ibanez apo Zaniolo munguan shkaku i lëndimeve dhe disa për shkak të COVID-19.
Gjithsesi pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0 edhe pse dy skuadrat patën disa raste shënimi.
Roma pjesën e dytë e nisi më mirë, kur në minutën e 49-të kaloi në epërsi.
Harkimin e Jordan Veretout në zonë e devijoi sulmuesi vendas Debeljuh duke kaluar Romën në epërsi 0-1.
Dominimi i Romës vazhdoi edhe më tej, kur Giallorosët fituan penallti në minutën e 66-të.
Ishte mesfushori francez Jordan Veretout që u tregua i saktë nga penalltia për rezultatin përfundimtar 0-2.
Me këtë fitore, Roma vazhdon të prijë në Grupin A me 10 pikë, tri më shumë se Young Boys Bern në vendin e dytë.
Ndeshjen e ardhshme Roma e zhvillon ndaj kampionit zviceran në Olimpico, teksa Cluj pret CSKA Sofjen. /Telegrafi/
https://twitter.com/noob_fcb/status/1332071264257777668
https://twitter.com/noob_fcb/status/1332073531975327747