Roma ka arritur të shënojë fitore të thellë ndaj Udineses me rezultat 4-0.
Romakët e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e 19-të me Nico Zanilon.
Gjërat u dukën që u keqësuan për Romën, kur mbeti me 10 lojtarë, pasi që Fazio mori karton të kuq direkt në minutën e 32-të.
Epërsinë numerike nuk e shfrytëzoi Udinese dhe pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Romës.
Pjesa e dytë i takoi në tërësi Romës që shënoi edhe tri herë tjera.
Cris Smalling shënoi në minutën e 51-të, ndërsa pas tij e gjeti rrjetën edhe Justin Kulivert pas tre minutash (3-0).
Ndeshjen e mbylli Koloav me një gol nga pika e bardhë në minuan e 65-të.
Kjo fitore e ngjet Romën në vendin e katërt me 19 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WWpIRkgb1is
https://www.youtube.com/watch?v=uuGHPUPgjHs
https://www.youtube.com/watch?v=xpDaiQSCSlE