Site icon Telegrafi

Roma fiton, kurse Juve feston (Video)

Roma ka fituar ndaj Napolin në Olimpico me rezultat 1-0.

Ishte një ndeshje e balancuar, ku të dy ekipet kishin rastet e tyre, por dështonin të ishin konkret para portës.

Në pjesën e parë skuadra më e mirë në fushë ishte Napoli, të cilët rrezikuan me anë të Dries Mertens, Jose Callejon dhe Gonzalo Higuain, por portieri Wojiech Szczesny ishte thjeshtë fantastik.

Edhe në fillim të pjesës së dytë mysafirët ishin më të mirë, por Roma kaloi në epërsi në minutën e 90-të fal golit të Mohamed Salah, i cili në fund doli të jetë goli i fitores.

Pas kësaj fitore Roma vazhdon në vendin e tretë me 71 pikë, kurse Napoli 73.

Ky rezultat ka mundësuar që Juventusi të shpallet kampion i Serie A për pestën herën radhazi. /Telegrafi/

Exit mobile version