Site icon Telegrafi

Roma fiton edhe si mysafir ndaj Shakhtar, me plot meritë në çerekfinale

Shakhtar Donetsk e ka pritur Romën në ndeshjen kthyese të 1/8 të Ligës së Evropës që u mbyll me rezultat 2-1 në të mirë të italianëve.

Pjesa e parë nuk solli shumë, pasi ishte vetëm një rast në minutën e 34-të me Junior Moraes, por nuk kishte sukses.

Me të filluar pjesa e dytë, Borja Mayoral arriti të shënojë me kokë për 1-0.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1372624957830742020

Por Shakhtar u kthye në lojë në minutën e 59-të kur Junior Moraes shënoi për 1-1.

Roma e ktheu epërsinë në 2-1 kur Carles Perez asistoi te Borja Mayoral i cili shënoi golin e dytë personale.

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1372631368291745792

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Roma mori fitoren edhe në ndeshjen e dytë.

Roma e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-0, duke kaluar në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 5-1. /Telegrafi/

Exit mobile version