Telegrafi

Roma fiton edhe ndeshjen e dytë, mposht me rezultat minimal Cremonesen

Roma ka marrë edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në elitën e futbollit italian Serie A.

Giallorosët kanë mposhtur Cremonesen me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje ku krijuan raste të shumta shënimi.

Në minutën e tretë rastin e parë të mirë e pati Lorenzo Pellegrini, por portieri mysafir Radu bëri pritje spektakolare.

Raste të mira për Romën në pjesën e parë patën edhe Leonardo Spinazzola, Paulo Dybala, Tammy Abraham e Nicolo Zaniolo, por që pa dërguar topin në rrjetë.

Ndërkohë për mysafirët rast të mirë pati Cyriel Dessers, duke goditur shtyllën në minutën e fundit të pjesës së parë.

Megjithatë 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Roma vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ku Paulo Dybala dhe Stephan El Shaarawy rrezikuan fillimisht.

Por golin kryeqytetasit italianë e gjetën në minutën e 65-të, kur një harkim fantastik i Lorenzo Pellegrinit bëri që Chris Smalling ta dërgoi topin në rrjetë me kokë për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat, gola më nuk pati dhe Roma arkëtoi tri pikët.

Roma pas dy xhirove ndodhet në vendin e tretë me gjashtë pikë, sa ka edhe Interi e Napoli.

Në xhiron e tretë Giallorosët do ta luajnë derbin me Juventusin në udhëtim, derisa Cremonese pret Torinon. /Telegrafi/