Roma ka marrë edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje në elitën e futbollit italian Serie A.
Giallorosët kanë mposhtur Cremonesen me rezultat minimal 1-0, në një ndeshje ku krijuan raste të shumta shënimi.
Në minutën e tretë rastin e parë të mirë e pati Lorenzo Pellegrini, por portieri mysafir Radu bëri pritje spektakolare.
Raste të mira për Romën në pjesën e parë patën edhe Leonardo Spinazzola, Paulo Dybala, Tammy Abraham e Nicolo Zaniolo, por që pa dërguar topin në rrjetë.
Fine primo tempo.
Tante occasioni per noi, ma non troviamo il gol. Zaniolo esce al 45' per infortunio #RomaCremonese #ASRoma pic.twitter.com/0Fp9Tecz3D
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 22, 2022
Ndërkohë për mysafirët rast të mirë pati Cyriel Dessers, duke goditur shtyllën në minutën e fundit të pjesës së parë.
Megjithatë 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.
Roma vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, ku Paulo Dybala dhe Stephan El Shaarawy rrezikuan fillimisht.
Sì, Chris 🙌 pic.twitter.com/WORBIlABqG
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 22, 2022
Por golin kryeqytetasit italianë e gjetën në minutën e 65-të, kur një harkim fantastik i Lorenzo Pellegrinit bëri që Chris Smalling ta dërgoi topin në rrjetë me kokë për 1-0.
Deri në fund të ndeshjes përkundër disa rasteve nga të dyja skuadrat, gola më nuk pati dhe Roma arkëtoi tri pikët.
Roma pas dy xhirove ndodhet në vendin e tretë me gjashtë pikë, sa ka edhe Interi e Napoli.
Në xhiron e tretë Giallorosët do ta luajnë derbin me Juventusin në udhëtim, derisa Cremonese pret Torinon. /Telegrafi/
https://twitter.com/Iconic_Mourinho/status/1561775601350049796?s=20&t=_aw6FJoe9zgNwtvoHKMnsw