Telegrafi

Roma fiton derbin e kryeqytetit ndaj Lazios, Mkhtaryan dhe Pedro vendosin takimin

Roma ka shënuar fitore ndaj Lazios në kuadër të javës së 37-të të Serie A me rezultat 2-0.

Ndeshja në pjesën e parë ishte e barabartë në pjesën e parë më pak raste shënimi.

Në minutën e 31-të ishte Vedat Muriqi që gjeti rrjetën, por goli u anulua për pozitë jashtëloje.

Në minutën e 42-të erdhi goli. Henrikh Mkhitaryan u gjet bukur në zonë dhe shënoi për 1-0.

Edhe pjesa e dytë nuk solli shumë raste, ndërsa goli i dytë erdhi pothuajse në fundin e saj.

Pedro shënoi në minutën e 78-të me një goditje të bukur jashtë zonës për 2-0.

https://twitter.com/UnofficialRoma/status/1393663911002525706

Kjo fitore e Romës nuk ndryshoi asgjë në renditje, pasi që Lazio mbetet në vendin e gjashtë, ndërsa romakët në vendin e shtatë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore