Romakët kanë fituar këtë sezon afërsisht 100 milionë euro nga ndeshja e Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi në gjysmëfinale kundër Liverpoolit.
Giallorossit nuk do të shkojnë në Kiev për t’u përballuar me Real Madridin për trofeun, por ata lënë pas Shakhtar Donetskun dhe Barcelonën.
Madje, i shkaktuan humbjen e parë të sezonit në garat evropiane, Liverpoolit, pasi ndeshja e dytë përfundoi 4-2 në Stadio Olimpico.
Sipas “Calcio e Finanza”, Roma do të përfundojnë sezonin me rreth 81 milionë euro të fituara prej UEFA-s dhe dhjetëra miliona euro në formë të bonuseve.
Për më tepër, ata do të fitojnë rreth 18.2 milionë euro nga biletat, ku fitimi i tyre në total do të arrij shifrat rreth 99.2 milionë euro.
Kjo do të thotë që për herë të parë që nga 2012-13, Juventusi nuk do të jetë klubi me fitimet më të mëdha këtë sezon në garat e Evropës.
Bardhezinjtë pësuan në çerekfinale kundër Real Madridit, ku do të fitojnë 77.8 milionë euro plus 14 milionë euro bonuse që në total do të jenë 91.8 milion euro. /Telegrafi/