Roma ka filluar kampionatin e ri italian me një fitore të thellë.
Romakët triumfuan para shikuesve të vetë në stadiumin olimpik kundër Udineses me rezultat 4-0.
Giallorossi e kërkuan rrugën e golit në pjesën e parë, por mbrojtja e Udineses u tregua më e vëmendshme dhe 45 minutshi i parë përfundoi pa gola, transmeton Telegrafi.
Por, në pjesën e dytë skuadra pretendente për titullin e kampionit u shfaq më këmbëngulëse dhe me anë të katër golave siguroi tre pikë.
Serinë e golave e hapi Diego Perroti, i cili shënoi prej pikës së bardhë në minutën e 65-të takimit. Argjentinasi nuk u ndal me kaq, pasi dyfishoi epërsinë e romakëve sërish prej penaltisë në minutën e 75-të ndeshjes.
Romakët nuk u ndalën me kaq, pasi shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht, Edin Dzeko shënoi në minutën e 82-të takimit për ti lënë vend vetëm dy minuta më vonë, Mohamed Salah, i cili realizoi golin e katërt për verdhe kuqtë.
Në pesë minutat e fundit më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me rezultat të thelë për Romën, 4-0.
Pas kësaj fitore, Roma zë vendin e parë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me tre pikë, ndërsa takimi i dytë i Serie A do të zhvillohet në ora 20:45 në mes të Juventusit dhe Fiorentinës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eTXezhHDMek
https://www.youtube.com/watch?v=9z3SC3SYtLM
https://www.youtube.com/watch?v=Da-yeH8PUEI
https://www.youtube.com/watch?v=oHjdUHZmUAQ