Nicolo Zaniolo është padyshim njëri nga futbollistët më të talentuar italian.
Mesfushori ofensivë ka shkëlqyer me Romën në dy sezonet e fundit, duke zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.
Roma e ka blinduar me një kontratë afatgjate yllin e saj, pasi ai ka zgjatur marrëveshjen me Giallorosët deri në vitin 2024.
Kryeqytetasit e vlerësojnë shumë talentin e tyre dhe nuk janë në gjendje ta lënë të lirë.
Mirëpo mediat italiane kanë raportuar se tanimë dy gjigantët evropian PSG dhe Manchester United janë gati të shpenzojnë.
Besohet se dy skuadrat e mëdha evropiane janë gati të shpenzojnë deri në 80 milionë euro për transferimin e Zaniolos.
Gjithsesi Zaniolo ka shprehur dashurinë për Romën dhe largimi i tij nga Giallorosët duket shumë i vështirë. /Telegrafi/