Roma e ka nisur me fitore edicionin 2022/23 në Serie A, pasi në udhëtim e ka mposhtur Salernitanan me rezultat 1-0.
Giallorossët e shumë përforcuar e filluan ndeshjen me presion të lartë dhe kërkonin që të kalonin herët në epërsi.
Por, goli i parë dhe i vetëm i takimit erdhi në minutën e 33-të, kur Bryan Cristante shënoi për 1-0.
Fine primo tempo.
Tante occasioni per noi, un gol di Cristante e un palo di Dybala #SalernitanaRoma 0-1 pic.twitter.com/NXzTGoyqa6
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 14, 2022
Me këtë gol edhe përfundoi pjesa e parë, derisa 45 minutat e dytë ishin të qetë për nga numri i golave, por rastet nuk munguan.
Salernitana filloi ta merrte veten dhe i shkaktonte probleme Romës së Jose Mourinhos që më shumë mbrohej.
Parte la ripresa a Salerno: DAJE ROMA DAJE!#SalernitanaRoma 0-1 pic.twitter.com/lYQUUPcDtS
— AS Roma (@OfficialASRoma) August 14, 2022
Kur kishin mbetur më pak se 20 minuta lojë, skuadra vendase e vuri nën presion atë mysafire, duke rrezikuar portën me disa aksione të shpejta, por që në afërsi të zonës, u mungonte pasimi final.
Por, Roma ia doli të mbahej dhe t’i merrte tre pikë, që sinjalizuan edhe nisjen e sezonit të ri me fitore. Në javën e dytë, Giallorossët do të kenë punë me Cremonesen. /Telegrafi/