Roma e ka mposhtur Tottenhamin në një ndeshje dramatike të zhvilluar në SHBA.
Ndeshja miqësore në kuadër të International Champions Cup u zhvillua në Red Bull Arena të Harrisont e ku të pranishëm ishin plot 26 mijë shikues.
Roma kaloi e para në epërsi me anë të Diego Perottit në minutën e 13-të nga pika e bardhë.
Golat vërshuan pas minutës së 70-të ku Under realizoi për 2-0 për Romën.
Krejt në fund Tottenhami për tri minuta shënoi dy gola (87’ dhe 90+1’) me Winks dhe Janssen.
E kur u pritën vazhdimet ishte Tumminello ai që (90+2’) realizoi për 3-2 dhe rezultatin përfundimtar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IsnQb4PuE-4