Roma ka dalë fituese e Derby della Capitale duke mposhtur Lazion me rezultat 2-0.
Ishte një gjysmë e parë mjaft dinamike nga të dyja palët, edhe pse asnjëra nuk u tregua efektive përpara golit.
Immobile ishte mjaft aktiv në 45 minutat e para, por mbrojtja e fuqishme e Giallorossëve nuk e lejonte që ai të shfaqte rrezik. Nga ana tjetër e fushës, Dzeko ishte njeriu që u shkaktonte telashe kundërshtarëve.
Zhbllokimi i rezultatit ndodhi në minutën e 64. Wallace nuk u tregua i vëmendshëm duke ia dhënë mundësinë Kevin Strootmanit që ta mposhtte Marchettin.
Reagimi i Danilo Cataldit kundrejt Strootmanit gjatë momentit të festës i kushtoi futbollistit të Lazios me karton të kuq (67’).
Në vazhdim, verdhekuqtë e gjetën edhe një herë rrjetën. Radja Nainggolan me një goditje fantastike e dyfishoi epërsinë (77’).
Kjo fitore e pozicionon Romën në vend të dytë në tabelë me katër pikë prapa Juventusit dhe me pikë të barabarta me Milanin që ndodhet një vend më poshtë. /Telegrafi/
https://twitter.com/IFTV_Official/status/805436777754304512