Titulli i fundit kampion daton që nga viti 2001 dhe që atëherë Roma nuk ka arritur ta fitojë trofeun më të rëndësishëm në futbollin italian.
U besua që Spalletti do ta ‘kopjojë’ Fabio Capellon, por edhe pse i shkoi afër disa herë, nuk arriti ta bënte.
Shumë trajnerë të ndryshuar, madje edhe nga katër brenda një viti, por sukseset mungojnë.
Roma njihet si klub që eksperimenton me trajneri, pasi ishte e para që ja dha mundësinë Luis Enriques.
Edhe Spalletti te Roma u bë i njohur. Për disa ndeshje trajner ishte edhe Rudi Voller.
Në 14 vitet e fundit, Roma ka ndërruar po aq trajnerë.
Aktualisht trajner është Eusebio Di Francesco, por humbja e fundit me Milanin dhe rrezikimi i Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, kanë bërë që fjalët për largimin e tij të shtohen.
Roma është e pesta në kampionat, ndërsa pas dy javësh luan ndeshjen kthyese ndaj Shakhtar në Ligën e Kampionëve./ Telegrafi/
2004-2005 (janar – gusht): Cesare Prandelli
2004-2005 (xhiro 1 deri xhiro 4): Rudi Voller
2004-2005 (xhiro 5): Ezio Sella
2004-2005 (xhiro 6 deri xhiro 28): Luigi Delneri
2004-2005 (xhiro 29 deri xhiron 38): Bruno Conti
2005-09 + 2009-10 (2 xhiro): Luciano Spalletti
2009-10 (Nga xhiro 3 deri 38) + 2010-11 (nga xhiro deri 26) Claudio Ranieri
2010-11 (Nga xhiro 27 deri 38): Vincenzo Montella
2011-2012: Luis Enrique
2012-13 (Nga xhiro 1 deri 23): Zdenek Zeman
2012-13 (Nga 24 xhiro deri 38): Aurelio Andreazzoli
2013-15 + 2015-16 (Nga xhiro 1 deri 19): Rudi Garcia
2015-16 (Nga xhiro 20 deri 38) + 2016-17: Luciano Spalletti
2017-2018: Eusebio Di Francesco