Site icon Telegrafi

Roma me disa ndryshime shkaku COVID-19 ndaj Parmës, formacionet zyrtare

Roma përsëri është e detyruar të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin titullar.

Giallorosët janë nikoqir të Parmës në kuadër të javës së tetë në Serie A ku kërkojnë fitore.

Trajneri Paulo Fonseca ka mungesa të mëdha nga lëndimet dhe COVID-19, pasi për këtë takim mungojnë Edin Dzeko, Marash Kumbulla, Federico Fazio, Davide Santon, Chris Smalling dhe Nicolo Zaniolo.

Megjithatë në këtë takim Bryan Cristante do të luaj si qendërmbrojtës ndërsa Borja Mayoral në qendër të sulmit.

Formacionet zyrtare:

Roma: Mirante; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Villar, Spinazzola; Pedro, Mkhitaryan; Mayoral

Parma: Sepe; Osorio, Gagliolo, Bruno Alves, Pezzella; Grassi, Sohm, Cyprien; Gervinho, Inglese, Kucka /Telegrafi/

Exit mobile version